Qindra kosovarë të besimit Islam të shoqëruar nga Kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu Naim Tërnava, sot nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Adem Jashari, morën rrugën drejt kryerjes së haxhit, i cili është kusht i pestë i të qenit musliman, raporton arbresh.info.
Myftiu Tërnava gjatë deklarimit të tij për medie tha se është lumtur që edhe këtë herë po i shoqëron haxhillret edhe kësaj radhe.
“Shkuarja në Haxh, është kusht i pestë i besimit Islam. Unë ndjehem i lumtur që edhe kësaj radhe po i shoqëroj haxhillret dhe jam pranë tyre.” tha Tërnava.
Duke folur për çmimin e caktuar nga Bashkësia Islame e cila është mbi 4 mijë euro, Tërnava tha se çmimi është i arsyeshëm ngase brenda saj përfshihen të gjitha shpenzimet dhe çmimin e njëjtë e kishte paguar edhe vetë.
“Çmimi i përcaktuar është çmimin i arsyeshëm ngase në të përfshihen të gjitha shpenzimet. Unë çdo herë çmimin e njëjtë e kam paguar edhe vetë.” tha Tërnava
Ndryshe, sot për në haxh janë nisur vetëm një pjesë e qytetarëve, ndërsa brenda tre ditëve pritet që 1080 qytetarë të udhëtojnë për kryerjen e obligimit fetar. /arbresh.info /
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...