Besim Hoti flet për kërcënimin e komisionerit shqiptar në veri

12:50 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëvendës drejtor i policisë në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti  për arbresh.info ka folur edhe për rastin që është raportuar në medie për kërcënimin e një komisioneri shqiptar në veri duke thënë se është vetëm informacion fillestar.

Sipas tij, njësiti policor ka shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me një prokuror.

“Të them se është vetëm si informacion fillestar, kemi dërguar njësitet që ta bëjnë verifikimin e informacionit dhe sigurisht për çdo çast presim edhe konfirmimin nëse me të vërtetë ka pasur kërcënim si dhe çfarë forme apo mënyre e kërcënimit ka qenë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësiti policor dhe prokurori”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme