Besim Beqaj: Përplasjet në degët e PDK-së janë përplasje idesh

19:07 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, i cili është anëtar i kryesisë së PDK’së, ka komentuar në emisionin Frontal përçarjet që kanë ndodhur në disa degë të partisë së tij.
Disa degë të Partisë Demokratike të Kosovës, siç është ajo e Skenderajt, që konsiderohet si dega më e fortë e partisë së Kadri Veselit, kanë pasur përçarje së fundmi.

Beqaj i PDK’së thotë se në PDK ka vetëm përplasje idesh.

“PDK lejon konfrontim të ideve dhe aty ku ka konfrontim idesh gjithmonë është mirë”, është shprehur Beqaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme