Google ADS

Besim Beqaj nuk përgjigjet për privatizimin e KEDS-it para komisionit

14:31 | 20 Tetor 2020
M. A.

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomi, Besim Beqaj është duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisinit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston.

Ai tha se po të kishte ndonjë informatë për abuzime dhe keqpërdorime derisa ka qenë ministër do t’i raportonte, por ai refuzoi të përgjigjet në pyetjet e deputetëve sa i përket privatizimit të KEDS-it,raporton arbresh.info.

“Ky proces do të ndihmojë të hiqen dilemat në vendin tonë. Më vjen keq që KEDS- është në proces gjyqësor”.
Deputeti i Vetëvendosjes insistoi që të marrë përgjigje nëse ishte çmimi i duhur që u shit KEDS, por Beqaj as këtu s’u përgjigj.

“Për privatizimin e KEDS është duke u zhvilluar një proces gjyqësor dhe përderisa është në vijim ky proces, s’mund të përgjigjem”, tha Beqaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme