“Paralelisht me pandeminë Covid 19 ekziston një tjetër virus i rrezikshëm që po infekton jetën tonë: dezinformimi”.
Kështu ka thënë në një video-mesazh, Besiana Kadare e cila është zëvendës presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për sesionin e 75, shkruan portali arbresh.info.
“Paralelisht me pandeminë Covid 19 ekziston një tjetër virus i rrezikshëm që po infekton jetën tonë: dezinformimi. Përhapja e informacionit të rremë neper media sociale është e shpejtë, ngjitëse dhe rritet në mënyrë eksponenciale. Ekziston madje edhe një fjalë e re për ketë fenomen, e krijuar nga OBSH: “infodemi”. Ju lutem kini parasysh se keqinformimi mund të ketë pasoja vërtet të rrezikshme në jetën reale, sepse njerëzit shpesh marrin vendime bazuar në informacione të rreme.
Sot unë i bashkohem thirrjes së Kombeve të Bashkuara për t’u ndalur nje moment dhe për të reflektuar para se të ndaj informacione në mediat sociale. Ju lutem bashkohuni dhe ju me mua dhe #PledgeToPause për të frenuar përhapjen e informacionit të rremë!”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/bessiana.kadare/videos/10158886035958086
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka