Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, sot pranoi detyrën e re nga ministrja e deritashme, Dijana Zhiviq.
Me këtë rast, ish ministrja Zhiviq e ka njoftuar për së afërmi ministrin e ri me punën e bërë deri më tani, duke i uruar atij suksese në angazhimin e tij në këtë ministri.
Ndërkaq, ministri i ri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, premtoi se në vazhdimësi do të angazhohet në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë, që sipas tij është njëri ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, si dhe një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.
“Sot edhe zyrtarisht kam pranuar detyrën për të udhëhequr me njërin ndër dikasterët kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ne do ta trajtojmë si të tillë. Do të eksplorojmë të gjitha mundësitë ligjore, administrative dhe financiare që të fillojmë zbatimin e programit bashkë-qeverisës që të jetësojmë të gjitha premtimet që i kemi dhënë qytetarëve të Kosovës për zhvillimin e këtij sektori”, ka thënë ministri Mustafa.
Ndër tjerash, ai ka theksuar misioni i tij, duke u nisur edhe nga përvoja e tij e mëparshme në sektorin privat, është përkrahja e fermerëve dhe prodhuesve vendorë./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...