Besian Mustafa: Këto sulme hapin plagët e shoqërisë sonë të lënduar rëndë

21:59 | 26 Nëntor 2021
A. B.

Deputet i LDK-së, Besian Mustafa e ka quajtur terrorizëm dhe masakër sulmin me armë në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona në mesin e tyre edhe dy nxënës.

Mustafa ka shkruar se organet e rendit duhet t’i sjellin përgjegjësit sa më parë para drejtësisë.

“Sulmi me armë i autobusit plot fëmijë 16-18 vjeçar në Deçan është masakër dhe terrorizëm!Këto sulme hapin plagët e shoqërisë sonë të lënduar rëndë. Organet e rendit duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë.

Ndryshe, rreth orës 20:30 në fshatin Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri autobusi që po vinte nga Gjakova për Deçan. Deri tash është raportuar për tre të vdekur dhe një të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme