Google ADS

Besëtytnitë e natës së Vitit të Ri, çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni që viti tjetër t`ju sjellë mbarësi

23:50 | 31 Dhjetor 2018
arbresh.info

Nata e Vitit të Ri festohet gjerësisht në botë. Edhe në vendin tonë kjo është një ndër festat e preferuara të njerëzve, kur ata për një ditë mundohen të harrojnë të gjitha streset dhe të kalojnë mirë në shoqërinë e njerëzve të dashur.

Mes shumë traditave që e shoqërojnë këtë festë, siç janë bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira, ekzistojnë edhe shumë bestytni, të cilat dashur pa dashur i besojmë.

Disa bestytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa të tjera i kemi huazuar nga vendet e tjera, por shumë njerëz i respektojnë.

Cilat janë disa prej këtyre bestytnive, që njerëzit besojnë për natën e ndërrimit të viteve?Gatimi i thjerrëzaveBestytnia e gatimit të thjerrëzave vjen nga Italia dhe simbolizon monedhat, pasi në antikitetin romak dhurohej gjithmonë një çantë me thjerrëza duke shpresuar që ato të shndërroheshin në monedha.Hapja e një kokrre shege.

Një kokërr shegë e hapur dhe e vendosur mbi tryezën e shtëpisë mendohet të sjellë mbarësi. Grekët mendojnë se ky frut është fatsjellës për nisjen e vitit.

Ata e përplasin shegën në derën kryesore të shtëpisë dhe sa më shumë kokrra të dalin prej saj, aq më i mbarë do të jetë viti.Konsumimi i rrushitNë Spanjë njerëzit konsumojnë 12 kokrra rrush natën e Vitit të R, nga një kokërr për çdo muaji.

Sipas tyre ky frut simbolizon bollëkun.Frutat e rrumbullakëtaNë disa vende të tjera, kryesisht në Filipine, tryeza mbushet me fruta të rrumbullakëta, pasi kjo është forma e monedhave dhe sjellë të ardhura.PuthjaNjë tjetër gjë që mendohet të sjellë mbarësi është shkëmbimi i një puthjeje në mesnatë.

Hapja e një shisheje shampanjëEdhe shampanja sjellë mbarësi, kështu që sigurohuni që të hapni një shishe shampanjë në mesnatë për të festuar mbërritjen e Vitit të Ri.Por, cilat janë gjërat që nuk duhet të bëjmë natën e ndërrimit të viteve, pasi mendohet se sjellin fat të keq?

Viti i Ri nuk duhet t`ju gjejë me borxheShumë njerëz mendojnë se nëse Viti i Ri ju gjen me borxhe, edhe vitin që vjen do ta kaloni duke marrë borxhe.

Mos e mbaroni të gjithë pjatënViti i Ri duhet t`ju gjejë me tavolinën plot, kështu që kujdesuni që të lini diçka në pjatë dhe të mos i konsumoni të gjitha para se ora të shënojë 00:00.Mos i prisni bananetBananet mendohet se sjellin fat të keq.

Nëse i keni në shtëpi, mos i prisni dhe as mos i konsumoni natën e Vitit të Ri, lërini për të nesërmen (gjithmonë nëse jeni supersticiozë).

Ushqime të tjera që duhet të evitohen janë gjërat me krahë, si pula, pasi mendohet se fati fluturon tutje nëse i konsumoni. Po ashtu, nuk duhet të konsumohet arragosta, duke qenë se ajo ecën mbrapsht dhe njësoj mund të ecë fati juaj vitin që vjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme