Vajza e heroit kombëtar, Hamzë Jashari, Besarta Jashari ka postuar një fotografi me pasardhësit e familjes Jashari.
Pasardhësit e familjes Jashari janë mbledhur për të festuar Vitin e Ri, në odën e Familjes Jashari përkatësisht nipat e Shaban, Adem e Hamzë Jasharit të cilët kanë ripërtrirë emrat e tyre.
Permes një statusi në facebook Besarta ka thënë se ndihet e lumtur në darkën e fundvitit me familjen e saj në Prekaz.
Postimi i plotë i Besartës:
E LUMTUR
Nuk përshkruhet ndryshe, momenti i darkës së fundvitit në familjen time në Prekaz. Sidomos pas një viti të mundimshëm për mbarë globin.
REFLEKSION
Ademi i ri dhe Besimi i ri, qëndrojnë anash por na ruajnë sikur Bali Adem e vëllau Besimi që ishin bashkë atëherë dhe u bën mburojë e familjes tonë…
Në krahun e majtë kam Igballin e ri dhe Hamzën e ri, me japin shpresë e forcë sikur Babushi, që atëherë këndonte e Igballi e përcjellte…
Në krahun e djathtë kam Shabanin e ri, që të gjithë jemi krenarë me të, si dikur edhe sot me babën Shaban që ishte burimi i atëdhedashurisë për të gjithë.
POROSI
Nga Oda e Familjes Jashari, uroj çdo të mirë për kombin tonë. Uroj dashuri e bashkim mes kombit tonë dhe shëndet e paqe në familjet tona.
E juaja,
Besarta Hamëz Jashari
E LUMTUR
Nuk përshkruhet ndryshe, momenti i darkës së fundvitit në familjen time në Prekaz. Sidomos pas një viti të…
Posted by Besarta H. Jashari on Friday, January 1, 2021
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...