Besarta Jashari, e bija e heroit legjendar të UÇK-së, Hamëz Jashari në 23 vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari është shprehur se ende i ka të freskëta kujtimet nga ajo ditë.
Jashari në një postim në facebook shkruan se “Ende i kam të freskëta kujtimet nga ajo ditë ku baba Shaban, babushi Hamëza dhe djemtë̈ e familjes luftonin pa u ndalur deri sa arritën të zmbrapsin agresorin serb”, raporton arbresh.info
“Duke vendosur lule, në vendin ku pushon e qetë bashkë me anëtarët tjerë̈ të familjes, motra ime Selvetja, e plagosur në sulmin e dytë, me 22 Janar, pastaj e rënë për të mos vdekur kurrë me 7 mars 1998. Sot, bashkë me vëllaun Bekimin, Hamëzen e ri bëmë homazhe tek më të dashurit tonë, në 23 vjetorin e betejes së familjes sime kundër pushtuesit serb. Ende i kam të freskëta kujtimet nga ajo ditë ku baba Shaban, babushi Hamëza dhe djemtë̈ e familjes luftonin pa u ndalur deri sa arritën të zbrapsin agresorin serb. Nga ajo betejë mbeten të plagosura motra ime Selvetja dhe vajza e axhës Iliriana, që edhe sot i mban në trup plagët e lirisë. Sot, 23 vite pas, e lumtur që pranë meje kam njëriun që më jep forcë dhe motiv për jetë, vëllaun Bekimin me të cilin edhe sot falënderojmë të gjithë kombin tonë për kujtimin dhe nderimin e kësaj beteje dhe në përgjithësi për respektin e treguar ndaj familjes sonë”./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...