Google ADS

Besa Gaxherri thotë se vendimi i LDK-së për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit nuk ka qenë aspak i lehtë

21:44 | 7 Prill 2021
L G

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se vendimi i kësaj partie për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Ne si subjekt politik kemi tejkaluar shumë herë vetveten. Edhe kësaj here ne kemi diskutuar dhe debatuar pasi jemi partia e vetme që kemi lidership e nuk drejtohemi nga një person i vetëm”, deklaroi Gaxherri në “Debat Plus”.

Gaxherri thotë se LDK ishte në pozitë të vështirë pasi sipas saj vendimi i saj ishte vendimtare për formimin e institucioneve.

“Në nuk mund t’i ikim realitetit pasi zonja Osmani ka qenë kandidate e një partie që ka fituar 50% të votave. Nuk ka qenë vendim i lehtë. Nëse ne nuk do të kishim vendosur sot nuk do të kishim pasur institucione. Ne jemi për të bërë zgjidhje”, tha ndër të tjera Besa Gaxherri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme