Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri e ka vlerësuar lartë takimin e Washingtonit.
Gaxherri në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se me takimet në Washington popullit të Kosovës i është kthyer shpresa.
“Konsideroj se jemi në një momentum që na është kthyer shpresa. Neve na kujtohen edhe takimet e viteve 90-ta që ka pasur Presidenti Rugova në SHBA. Kjo ka shumë rëndësi për Kosovën”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Deputetja e LDK-së thotë se pavarësisht se janë paralajmëruar diskutime për tema ekonomike, ajo thotë se edhe këto marrëveshje po bëhen në SHBA.
“SHBA njeh Kosovën dhe çdo marrëveshje që do të bëhet do të jetë një njohje reciproke”.
Ajo ka thënë se edhe më parë Trump kishte dërguar dy letra e që sipas saj u shprehte për njohje reciproke.
“Ne i dimë manovrimet e Vuçiqit por vet fakti që ai ka pranuar të ulet në tavolinë e ka kuptuar se i ka ardhur fundi këtij procesi”.
Gaxherri thotë se ka besim se kryeministri Hoti do ta përfaqësojë Kosovën shumë mirë në dialog.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...