Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se partia të cilës i përket është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në Edicionin e Analizës Zgjedhore në Klan Kosova, ajo ka shtuar se LDK është duke u përpjekur që ta ç’kapë shtetin prej të gjithëve, andaj të gjithë po e sulmojnë atë.
“Ne jemi në garë me VV-në dhe jo të tjerët. Oponenti kryesor është VV dhe normal se diskursi publik i saj është i papranueshëm dhe ne nuk e kemi ndërmend të biem në atë nivel”.
“Por duke hesht e duke punuar më shumë, natyrisht se propaganda e ka arritur deri diku qëllimin, andaj duhet sqaruar disa gjëra për opinionin”.
“LDK s’ka të bëjë me korrupsion asgjë – është parti shumë e madhe. Nuk mund të krahasohet LDK me PDK-në dhe as me VV-në sepse jemi shumë ndryshe”.
“LDK do ta ç’kapë këtë shtet prej të gjithëve, prandaj të gjithë e sulmojnë atë”.
“Kësaj radhe kemi specifikë të veçantë. Me rastin e kësaj pandemie janë shkaktuar probleme të paparashikuara. Prandaj LDK përveç programit, do të vazhdojë punën aty ku e ka lënë”.
Sipas saj, tashmë veç po pritet që të arrijnë vaksinat anti-COVID.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...