Është moto që çdo herë sjell entuziazëm në vendin tonë. “Besa Besë”, tashme është thirrje që ka një synim mjaft të veçante.
Mos konsumimi i produkteve serbe ka bërë që kjo të jetë edhe llogorja e iniciativës së ndërmarr nga Burim Piraj në rrjetin social Facebook.
Piraj që është pronar i një kompanie në Kosovë, ka rrëfyer për arbresh.info, se kur ka vendosur për një iniciativë të tillë.
Zhvillimet e 21 shtatorit në veri ishin shkëndija për të.
“Ne vazhdojmë të blejmë produkte serbe. Për mu ka qenë shqetësuese kur në veri Serbia na kërcënonte me luftë e me tanke e ne vazhdonim të blinim produkte të tyre. Këtë nismë e kam filluar pothuajse gjashtë javë pas ngjarjeve në veri”.
E kjo iniciativë e tij duket se bëri për vete mijëra banor të Kosovës.
“Që nga fillimi e kom pas një përkrahje shumë të madhe. Në fillim ka qenë vetëm virtualisht, ndërsa tani me grupim kemi filluar edhe realisht. Sot kemi mbi 21 mijë anëtare dhe tash kemi llogo është ‘Besa Besë’ dhe ‘Mos bli produkte serbe’,” thotë Piraj.
Nisma vullnetare e Pirajt po pritet mjaft mirë nga qytetarët.
Ai ka shpjeguar se jo të gjithë kanë qenë të informuar se disa produkte serbe mund të dallohen jo vetëm nga flamuri por ka një numër ndryshe në barkod.
“Në të është barkodi i produkteve serbe pasi në disa produkte që shiten është ky barkod tregon që ai produkt është serbë. E tërë nisma është vullnetare kjo është një kauzë”.
Piraj thotë se informimi për mos blerje të produkteve serbe e kanë filluar nga familjet e tyre, e pastaj çdo anëtar i kësaj iniciative do ta shtrijë edhe më gjer informacionin.
“E kemi filluar prej individit, prej vetvetes e familjes, pastaj në rreth e më tutje”.
E vetëdijesimi i qytetarëve duket se tashmë ka pasur efekt.
Burim Piraj rrëfen se ka mesazhe çdo ditë nga qytetarë të ndryshëm.
“Pranoj mesazhe çdo ditë nga qytetarët që kanë konsumuar pa vetëdije produkte serbe dhe pas fushatës sonë kanë marr informacion se ato produkte janë nga Serbia”.
E nisur vetëm në Facebook, kjo iniciativë duket se në fund e ka dhe një synim.
Ligjërimi në shkolla për mos konsumim të këtyre produkteve duket se do të jetë hapi i radhës i iniciativës së Priajt.
“Në të ardhmen do të kërkojmë takim më Ministren e Arsimit dhe të kërkojmë që të hyjë në sistemin arsimor që një orë të kushtohet në mësim se si nuk duhet të konsumohen produktet serbe. Siguria, sovraniteti dhe paqja e një vendi ka çmim. Ne me blerjen e këtyre produkteve po e forcojmë ekonominë e Serbisë dhe po forcojmë ushtrinë serbe, e cila po na kërcënon çdo ditë”, ka përfunduar Piraj./V.Selimi/arbresh.info/
KRU “Prishtina” njofton se edhe sot do të ketë intervenime n...
Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullav...
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...