Google ADS

BERZH dhe BE zgjerojnë mbështetjen e tyre për konkurrueshmërinë e NVM-ve në Kosovë

16:20 | 19 Maj 2021
Përparim Bublaku

Mbi 130 përfaqësues të bizneseve në Kosovë u informuan rreth mundësive të financimit të cilat e mbështesin konkurrencën dhe zhvillimin e eksportit.

63 NVM në Kosovë tashmë kanë përfituar nga Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve i mbështetur nga BERZH dhe BE, i cili ofron një kombinim të kredive dhe granteve për të ndihmuar NVM-të të investojnë për ta rritur konkurrueshmërinë e tyre. Këto investime, me një vlerë totale prej mbi 17 milionë €, kanë kontribuar për të mbajtur në punë mbi 2,000. Vetëm 15 ndërmarrje të vogla dhe të mesme që janë mbështetur gjenden në Prishtinë, ndërsa 48 NVM janë jashtë kryeqytetit. Sektori me numrin më të lartë të projekteve të financuara është prodhimi.

Këto janë disa nga pikat e paraqitura në një punëtori online të organizuar dje, me qëllim për të prezantuar mundësitë e financimit për bizneset e vogla në Kosovë, dhe kjo punëtori u ndoq nga më shumë se 130 përfaqësues biznesi.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dedikuar 30 milion € fonde në kuadër të për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë, të cilat po ju huazohen NVM-ve përmes bankave komerciale: ProCredit Bank Kosova, Banka Per Biznes dhe Raiffeisen Bank Kosova e cila sapo ju bashkua programit.

Programi synon të ndërtojë një ekonomi më konkurruese, të gjelbër dhe të integruar mirë në Kosovë duke ju siguruar bizneseve të vogla dhe të mesme qasje në financa të strukturuara mirë dhe këshillim biznesi. Pas investimit të suksesshëm, NVM-të gjithashtu mund të përfitojnë nga një grant prej 15% në vlerën e kredisë, të financuar nga BE.

“Kosova përballet me tre sfida kryesore ekonomike: (1) korniza ligjore e qëndrueshme, e parashikueshme dhe e detyrueshme, (2) sigurimi i kërkesë, pra aftësitë e duhura të plotësojnë kërkesën në tregun e punës dhe (3) lehtësimi i qasjes në know-how dhe financa. Ne jemi këtu për të mbështetur zhvillimin e biznesit dhe rritjen e mundësive të punësimit për njerëzit në Kosovë”, tha Riccardo Serri, Zëvendës Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë. BE ka investuar 5 milion € për të siguruar një grant deri në 15% për secilën kredi të marë nga një prej bankave partnere lokale prej kompanisë përfituese sipas këtij programi, me qëllim të synimit të investimeve në teknologji të reja dhe përmirësimin e kapacitetit.

Neil Taylor, Kryesues i zyrës së BERZH-it në Kosovë tha: “NVM-të janë prekur keq nga kriza njëvjeçare e koronavirusit. BERZH, së bashku me partnerët tanë BE si dhe tri bankat tona partnere, jemi këtu për të ndihmuar bizneset të rikuperohen dhe për të forcuar aftësinë e tyre për të eksportuar në BE, si dhe për të shpejtuar tranzicionin për një ekonomi më të gjelbër, më të qëndrueshme. Një gjë që kam mësuar gjatë tre viteve të fundit duke jetuar këtu është se me pak ndihmë, sipërmarrësit këtu mund të jenë me të vërtetë, tepër inovativë “.

Rëndësia e mbështetjes së BE-së u theksua gjithashtu në diskutimin panel me tri Bankat Partnere.

Giovanni Vaccari, Menaxheri i Projektit i konsorciumit të Konsulentëve të Projektit, i udhëhequr nga RINA Consulting S.P.A., shpjegoi përfitimet dhe mekanizmat e Programit, nga ideja e projektit te verifikimi dhe pagesa e grantit, për audiencën e më shumë se 130 përfaqësuesve nga bizneset lokale.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme