Google ADS

Bernard Nikaj i bashkohet ekipit të Skender Hysenit

21:15 | 25 Tetor 2020
Arbresh.info

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, i është bashkuar ekipit të koordinatorit për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hysenit.

Arbresh.info, nga burimet mëson se Nikaj ka filluar angazhimin e tij si këshilltarë/ekspert, në zyrën e Koordinatorit Shtetërorë për Dialogun.

Nikaj do ta shoqëroj Hysenin edhe në takime në Bruksel të cilat do të zhvillohen në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë me ndërmjetësimi e Bashkimit Evropian.

Ndryshe, gjatë 28 shtator Bernad Nikaj ka deklaruar se është java e tij e fundit si ambasador i Kosovës në Bruksel.

Ky është njoftimi i plotë i shkruar në Facebook:

Te dashur miq,

Kjo është java ime e fundit ne krye te Ambasadës se Republikës se Kosovës ne Bruksel. Pas me shume se katër vitesh shërbimi, është koha te kthehem ne Prishtine.

Ka qene nder i jashtëzakonshëm për mua te përfaqësoj Kosovën ne Bashkim Evropian, Belgjike, Luksemburg dhe NATO.

Javëve te fundit kam bere përpjekje qe te takoj e te falënderoj sa me shume nga ju. Ne rrethana tjera do te dëshiroja t’ju kam te gjithëve ne Ambasade për një feste te vërtete falënderimi.

Ju faleminderit shume për përkrahjen dhe bashkëpunimin. Do t’ju jem gjithmonë mirënjohës.

Bernard Nikaj është emëruar ambasador i Kosovës në Bruksel në vitin 2016./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme