Bernard Nikaj, ditën këshillon kryeministrin Hoti, në mbrëmje flet si analist

22:55 | 8 Janar 2021
Arbresh.info

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kohëve të fundit është duke u ftuar në cilësinë  analistit në debate televizive.

Por, Nikaj ka kohë që paguhet nga buxheti i Kosovës si këshilltarë i Koordinatorit Shtetërorë për Dialogun Kosovë-Seri, Skënder Hyseni, po ashtu edhe si këshilltar i jashtëm i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.

Mandej Nikaj ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në procesin e bisedimeve që kryesuara nga Koordinatori Skender Hyseni, që janë zhvilluar në Bruksel.

Arbresh.info, ka raportuar edhe më parë për këtë.

 

Bernard Nikaj i bashkohet ekipit të Skender Hysenit

Të ngjashme