Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se situata në Kosovë duhet të diskutohet siç ka ndodhur deri më tani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Sipas saj, lufta diplomatike dhe bisedimet me aleatët po vazhdojnë.
Ajo për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se ka shumë gjëra që Serbia mund të bëjë direkt në lidhje me siç ka thënë “qëllimet e Londrës për të parandaluar mbajtjen e një seance të rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjendjen në Kosovë”, transmeton Arbresh.info.
“Sigurisht që ne vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike dhe flasim me aleatët tanë të përhershëm para Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit, kështu që ne do të shohim se si do të përfundojëthotë shefja e Qeverisë së Serbisë.
Bërnabiq ka deklaruar se qëllimi i Londrës është “politikisht i pasinqertë”.
Duke komentuar deklaratën e saj se Shtetet e Bashkuara tani e kuptojnë më mirë pozitën e Serbisë, kryeministrja tha se “duket se tani ka një bashkëbisedues të gatshëm për të dëgjuar”.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve