Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se ende nuk kanë asgjë konkrete dhe të gatshme sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
“Tani për tani asgjë nuk është në tryezë, por ne duhet të gjejmë një kompromis”, ka deklaruar Bërnabiq për televizionin ‘Aldazar’.
Bërnabiq ka thënë se nuk e dinë nëse zgjidhja për Kosovën do të gjendet shpejtë pasi kjo varet nga shumë faktorë.
Ajo ka theksuar se dëshiron që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje pasi konflikti i ngrirë nuk i shërben askujt.
E pyetur rreth korrigjimit të kufjive me Kosovën, ajo ka thënë se nuk mund të flasë për një gjë të tillë duke shtuar se gjithçka duhet të zgjidhet përmes një kompromisi, transmeton lajmi.net.
Kryeministrja serbe ka shtuar se pret që qytetarët serbë të qëndrojnë pas presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq dhe konfliktin ta lën pas.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...