Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk dëshiron dialog” dhe sipas saj “i frikësohet takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ka argumente të dobëta”.
“Mendoj se edhe një herë është treguar pa mëdyshje se Kurti nuk dëshiron dialog, asnjë bisedë. Ai po ashtu me këtë gjest ka përsëritur se nuk ka ndërmend të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe, dhe përshtypja ime është se ai nuk duhet të ulet përballë presidentit Aleksandar Vuçiq, sepse ai ka argumente, nuk ka frikë të thotë të vërtetën dhe nuk turpërohet të kërkojë përgjigje. Ai kërkon të dëgjojë kur të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit , do të zbatohet”, deklaroi ajo për Tv Pink.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkuren pas takimit në Bruksel me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarin special në dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se ka kërkuar nga ndërmjetësit evropianë “garanci për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilat mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve”.
Në një deklarim për media, Kurti tha se “kemi pasur disa takime bilaterale sot në Bruksel, nuk kemi pasur takim trilateral”.
Ai tha se para ndërmjetësve evropianë ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes bazike, tërheqjen e letrës si dhe dorëzimin e Radoiçiqit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur qëndrimin e saj të qartë, të vendosur për zbatimin e Marrëveshjes Bazike e cila është dakorduar me 27 shkurt të vitit të kaluar dhe më pastaj është pasuar edhe nga Aneksi i Zbatimit që është pjesë integrale nga 18 marsi i vitit të kaluar në Ohër. Konsiderojmë që Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore më fqinjin tonë verior, me njohjen së paku de facto në qendër, por gjithashtu është edhe e arritur e Bashkimit Evropian i cili ka ndërmjetësuar, ka lehtësuar raunde të tëra të këtij dialogu qoftë në nivel të kryeministrit me presidentin, qoftë në nivel të kryenegociatorëve”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...