Bërnabiq: Nuk pres asgjë nga takimi në Bruksel

16:13 | 2 Maj 2023
E.H

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk ka pritshmëri nga takimi i sotëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel

Sipas Bërnabiq Kosova qëllimisht po e shkel Marrëveshjen e Brukselit.

“Nuk shoh se si do të ndryshojë pas më shumë se 10 vjetësh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit si marrëveshja e parë për normalizimin që BE-ja e garantoi me nënshkrimin e saj. Nuk shoh ndonjë gatishmëri në Prishtinë, ata tashmë janë shpërblyer për moszbatimin e marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo, raporton Tanjug, transmeton Arbresh.info.

Kujtojmë se sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në takim do të prezantohet draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe pritet të miratohet Deklarata për personat e zhdukur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme