Google ADS

Bërnabiq: Në pozicionin negociator të BE-së për Serbinë, përmendet normalizimi e jo njohja e Kosovës

15:29 | 17 Qershor 2022
E.H

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë që nëse Serbisë i kërkohet që të njohë pavarësinë e Kosovës për hir të anëtarësimit në BE, atëherë pozicioni zyrtar negociues i BE-së për Serbinë duhet të ndryshohet, gjë që mund të jetë e vështirë për shkak të pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin.

“Dëgjuam dje se Serbia nuk duhet të habitet që gjithnjë e më shumë njerëz nga BE-ja theksojnë se nuk mund të bëhet anëtare e Unionit nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Bërnabiq në seancën e Forumit të Dialogut të Prespës në Ohër.

Kjo i ndryshon qëllimet, tha Bërnabiq derisa theksoi se deklarata të tilla erdhën nga presidenti kroat Zoran Milanoviq ose kancelari gjerman Olaf Scholz në Beograd.

“Kjo është ndryshe nga ajo që kemi në qëndrimin zyrtar negociator të BE-së për Serbinë”, tha Bërnabiq ku i tregoi publikut qëndrimin zyrtar të BE-së dhe kapitullin 35, ku flitet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ku Kosova është e shënuar me një fusnotë./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme