Bërnabiq falëndëron Japoninë për “dy arsye”

20:41 | 21 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq është në Japoni për një vizitë treditore. Bërnabiq atje është takuar me kryeministrin e këtij vendi, Shinzo Abe.

Ajo e falënderoi Aben për qëndrimin e ekuilibruar sa i përket Kosovës.

“Japonia ka njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, megjithatë, në dy votat më të rëndësishme në skenën ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje, ata abstenuan, domethënë, ishin në anën serbe – gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL”, tha ajo.

Bërnabiq, ashtu sikur edhe presidenti i vendit tonë, Hashim Thaçi, po qëndrojnë në Japoni për rastin e kurorëzimit të perandorit japonez, Naruhito.

Gjithsesi, pas takimit me Thaçin kryeministri japonez ka premtuar se do të hapë një ambasadë në Republikën e Kosovës dhe ka premtuar avancim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Hapja e ambasadës sonë në Prishtinë, samiti i suksesshëm i bizneseve dhe Java e Kulturës Japoneze që do të mbahet muajin e ardhshëm janë konfirmim i afrimit tonë”, u shpreh edhe kryeministri Abe.

Ndonëse për votimin e në UNESCO dhe INTERPOL Japonia abstenoi, këtu fajtor mund të jetë vetëm lobimi i Ministrisë së Jashtme të vendit tonë pasi që Japonia e ka pozicionuar vetën si vend mik i Kosovës dhe është një ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë. Andaj nuk dihet se çfarë mendoi Bërnabiq me deklaratën e saj duke thënë se japonezët janë në anën e serbëve.

Tweet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme