Bërnabiq: E rëndësishme që Engel ishte në Beograd

11:45 | 4 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq thotë se është tejet e rëndësishme që kongresisti amerikan Eliot Engel ishte në Beograd.

Ka theksuar atë që ka folur me presidentin Aleksandar Vuçiq, megjithëse thotë se kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e Kosovës.

Sipas saj, vetëm me bisedime mund të arrihet deri tek zgjidhja dhe kompromisi për çështjen e Kosovës, përcjell televizioni publik.

Ajo i tha TV Pink se është takuar dhe ka biseduar shkurt me Engel në pritjen në Ambasadën e SHBA-ve dhe ia kishte përcjell përshtypjet e bisedës me Vuçiqin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme