Kryetarja e parlamentit serb, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se “situata në Kosovë është jashtëzakonisht e rëndë, sepse kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron të provokojë luftë”.
Bërnabiq ka thënë për “Euronews Serbia” se “është në interesin e Serbisë të ruajë paqen, por gjithashtu se nuk duhet të lejojë keqtrajtimin dhe rrezikimin e popullit të saj në Kosovë”.
“Situata më duket se është më e rënda deri më tani, sepse Albin Kurti nuk ka zgjidhje apo rrugëdalje tjetër për politikën e tij, përveçse të provokojë konflikt të armatosur, pra luftë me Beogradin. Dhe në këtë kuptim më duket më serioz deri tani, prandaj është më arrogant dhe më i pamatur deri më tani, sepse është i shtyrë tërësisht pas murit dhe kjo është e vetmja rrugëdalje. Nëse shikoni javën e kaluar, mendoj se Manuel Sarazzin, i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se ndoshta CEFTA është e mundur pa “të ashtuquajturën” Kosovë, është e mahnitshme në fakt të dëgjosh diçka të tillë nga z. Sarazzin, i cili është një nga avokuesit më të mëdhenj të “të ashtuquajturës” pavarësi e Kosovës, por edhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Albin Kurtit. Deri këtu ka ardhur puna, të gjithë e kanë shumë të qartë se çfarë po bën Albin Kurti”, ka thënë Bërnabiq.
Ajo ka shtuar se veprimet e Prishtinës – aktakuza ndaj 45 personave për incidentin në Banjskë, arrestimi dhe rrahja e të rinjve serbë, bllokimi i institucioneve serbe janë “luajtja me shkrepës që mund të ndezë” veriun e Kosovës, transmeton Paparaci.
“Ky keqtrajtim i të rinjve vetëm pse janë serbë, konfiskim i pasurisë, kurrfarë sigurie juridike, jeta e serbëve të Kosovës ku nuk mund të marrin më as rrogë për më shumë se një vit, nuk mund të blejnë mallra nga Serbia. Absolutisht e gjithë kjo çon në atë për të cilën foli edhe Aleksandar Vuçiqi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe kjo është shkaktim me vetëdije të kushteve të pamundura për jetën e serbëve në Kosovë, ku Albin Kurti me vetëdije po shkakton spastrim etnik, dhe kjo është tani e qartë për të gjithë. Në këtë moment ai vetëm dhe ekskluzivisht vetëm dëshiron të provokojë luftë”, ka thënë Bërnabiq.
Ajo ka komentuar edhe deklaratën e Lajçakut se Beogradi e ka tërhequr letrën e Bërnabiqit dërguar Bashkimit Evropian ku shprehen “vijat e kuqe” për disa dispozita të Marrëveshjes së Ohrit.
“Asnjëri prej nesh me qëllim nuk është përgjigjur dhe nuk ka dhënë informacione, për të parë se deri ku do të shkojnë me këtë dhe çfarë do të bëjnë me këtë informacion. Dhe pastaj do të japim shpjegimin tonë”.
Ana Bërnabiq ka thënë se “nuk e di pse Lajçaku ka thënë një gjë të tillë”.
“Nuk kam biseduar me të, por e di cila është e vërteta dhe do ta dëgjojmë kur të jetë koha e duhur për vendin dhe interesat tona, ka thënë Bërnabiq, duke shtuar se “tani nuk është koha e duhur”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...