Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka komentuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Washington.
“Unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me delegacionin tonë, kjo është një marrëveshje rezultatin e së cilës do ta shohim” tha Bernabiq.
Kur bëhet fjalë për BE-në, Bërnabiq deklaron se është e vërtetë që administrata në Washington ka treguar efikasitet më të madh.
“Është e vërtetë që administrata në Washington tregoi efikasitet, proaktivitet shumë më të madh, se ata ishin shumë të përqendruar në projekte konkrete. Unë mendoj se kjo ishte një avantazh shumë i mirë para takimeve në Bruksel.” , theksoi tutje ajo, transmeton IndeksOnline.
“Pa një aktivitet të tillë të administratës në Washington, efikasiteti i Grenel nuk do të kishte çuar në tërheqjen e taksës, dhe më pas rinovimin në Bruksel”, beson ajo.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...