Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë sot se deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Begjet Pacolli se nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovës është në harmoni me politikën e Prishtinës.
“Njerëzit të cilët janë ta gatshëm të pengojnë qarkullimin e mallit janë të gatshëm edhe ta pengojnë lirinë e qarkullimit”, ka thënë Brnabic pas takimit me Kryeministrin sllovak Peter Pellegrini.
Ajo ka thënë se kjo është edhe kundër interesit të shqiptarëve dhe kundër vlerave civilizuese.
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave serbe, Brnabic ka thënë se kjo tregon “shkallën e përgjegjësisë së tyre dhe se nuk kanë kurrëfarrë kapaciteti të institucioneve.
“Formimi i AKS-së do të sillte paqe dhe më vjen keq që Prishtina dërgon porosi se serbët atje nuk kanë kurrëfarë të drejtash dhe se ky nuk është vendi i tyre”, ka thënë Brnabic, transmeton “Danas”.
Sipas gazetës beogradase, Pellegrini ka thënë se veprimet e Prishtinës nuk i kontribuojnë stablizimit dhe se BE-ja do të duhej të reagojë më me intensitet dhe të dërgojë porosi të qartë.
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...