Berlini: Zbatoni marrëveshjet e Brukselit

10:19 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Bundestagut gjerman Norbert Lammert, në prag të arritjes në Beograd tha se marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen, dhe kjo ka të bëjë edhe me formimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave serbe është një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes”, tha Lammert, i cili është konsideruar si një nga politikanët më me ndikim nga radhët e demokristianëve të Angela Merkelit, raporton Tanjug.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj i cili tha se nuk ka asgjë nga formimi i AKS-së, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme