Gazetari britanik Barnaby Phillips është kthyer në Kosovë pas 10 viteve të pavarësisë, për të parë se çfarë ka ndryshuar në fshatin ku serbët etnikë dhe shqiptarët jetojnë së bashku.
Ai artikullin e nis me një përshkrim të fshatit ku thotë që në shikim të parë nuk duket asgjë e jashtëzakonshme për Berkovën, transmeton portali arbresh.info.
Më poshtë ua sjellim një pjesë të artikullit
Ishte viti 2008, viti kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Ky akt sfidues, i mirëpritur dhe i inkurajuar nga shumica e vendeve perëndimore, solli turma euforike në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
Por në kryeqytetin serb, Beogradi, reagimi ishte shumë i ndryshëm. Turmat dolën në zemërim dhe i vunë zjarrin Ambasadës Amerikane.
Kosova dhe Serbia u polarizuan dhe ndarjet brenda vetë Kosovës e reflektuan këtë.
Pakica serbe, kryesisht që jetonin në enklava të ruajtura, e shihte mundësinë e pavarësisë me dyshim dhe armiqësi.
Për shumicën etnike shqiptare të Kosovës, në të kundërt, pavarësia solli premtimin e një epoke të re, të lirë nga shtypja serbe.
Të dy komunitetet rëndohen nga një ndjenjë e padrejtësisë nga historia, me ankesat që shtrihen mbrapa për shekuj.
Berkova: ‘Një eksperiment tentativ në bashkëjetesën etnike’
Kur më së pari e njihja Berkovën, në vitin 2008, një numër i vogël i familjeve serbe sapo ishin kthyer në fshat, duke ikur gjatë luftës së vitit 1999, kur shtëpitë e tyre u vunë zjarr dhe u shkatërruan.
Ata ishin inkurajuar nga Kombet e Bashkuara për t’u kthyer nga kampet e mjerueshme të refugjatëve dhe për të ndarë strehimin ku do të jetonin në Serbi.
Rezultati ishte se Berkova ishte një nga shumë pak fshatrat në Kosovë ku serbët dhe shqiptarët jetonin krah për krah. Ishte një eksperiment tentativ në bashkëjetesën etnike, dhe nuk kishte garanci se do të kishte sukses.
Doja të dija se çfarë kishte ndodhur me Savo dhe Lubinka, çifti serb i cili ishte përpjekur të rindërtonte jetën e tyre në fshat ku do të ishin detyruar të iknin.
Në vitin 2008, ata kishin qenë gjithmonë të sjellshëm me mua, por rrallë të ngrohtë. Përkundër vizitave të mia të përsëritura, gjithmonë e ndjeva kujdesin e Savos.
Fqinjët e tij shqiptarë, Lush dhe Prena, në të kundërt, po e pritnin gjithmonë, plot zemërmirësi. Çfarë, pyeta veten do të kishte ndryshuar?
Tani që Phillips është kthyer 10 vjet më vonë, çifti dikur i ndrojtur tashmë kishin një qasje tërësisht të ndryshme, shtëpia e tyre ishte rindërtuar.
“Ne ishim duke filluar përsëri nga zeroja në vitin 2008,” tha Savo, “kjo nuk është e lehtë kur të jesh 50 vjeç. Por jeta vazhdon, kemi provuar dhe tani mund të qëndrojmë përsëri në dy këmbët tona”. Ai shikonte me krenari.
Kurse gruaja e tij thotë se nuk është serbe, por kosovare pasi që ajo ka lindur këtu.
“Unë nuk jam serbe, jam kosovare, këtu kam lindur, kam jetuar këtu, po plakem këtu. Nëse vizitoj Serbinë për dy ditë, nuk mund të pres që të kthehem këtu, në shtëpinë time”, tha Lubinka.
Kurse tek çifti shqiptar, Phillips gjen një atmosferë më të zymtë, Lush është papunë, sikurse dhe djali i tyre, të ardhurat e vetme i kanë remitencat nga dy vajzat që i ka në Perëndim.
“Ne menduam se gjërat do të ndryshonin, por nuk ndodhi. Liderët tanë mendojnë vetëm për veten e tyre, janë bërë miliarderë dhe na kanë lënë të qëndrojmë në baltë”.
“Në atë që ende është një situatë e rrallë në Kosovë, serbët dhe shqiptarët jetojnë në paqe krah për krah. Por e tyre është një ekzistencë paralele”, e përfundon artikullin gazetari Barnaby Phillips.
Përktheu dhe përshtati: Arbresh.info
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...