Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se 95 për qind e naftës e cila futet në Kosovë nuk kontrollohet, kjo sipas tij është mjaft shqetësuese.
Berjani tha se vetëm pesë për qind e naftës e cila hynë në Kosovë, kontrollohet nga Dogana e Kosovës në kufi.
“E kemi ngrit zërin për këtë çështje. Është mjaft shqetësuese kontrollimi i naftës e cila hynë në Kosovë. Vetëm 5 për qind e saj kontrollohet. Duhet të shpeshtohen mostrat dhe të kontrollohet cilësia e saj”, ka thënë ai.
Berjani ngriti dyshimet e tij, sa i përket mos kontrollit të naftës duke treguar rastin e disa autoboteve që janë ndalur dhe shumica prej të cilave nuk kanë dalë sipas parametrave të kërkuara.
“Kjo është për të dyshuar pse nuk kontrollohet cilësia. E kemi rastin e fundit kur Dogana e Kosovës i ndaloi autobotet prej tyre një doli konform. Ato dy autobot janë kontrolluar në laborator dhe çka ndodhi më pastaj e gjitha shkoi në heshtje që është shqetësuese. Ai mall që 30 autobot dolën jo konform, paraqesin problem tek qytetarët tanë”, theksoi kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.
Ai po ashtu tha se presin nga Qeveria Haradinaj, që ta miratojë sa më shpejtë Ligjin e ri për naftën, i cili do të rregullonte shumëçka në këtë sektorë.
E sa i përket fiskalizimit të pikave të karburanteve Berjani tha se 90 për qind prej bizneseve që merren me tregtimin e derivateve të naftës janë të pajisura me arka fiskale.
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1895953953754305/
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...