Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës patën arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë në qershor të vitit 2022, ku çmimi i një litër e këtyre produkteve kushtonte rreth dy euro.
Së fundmi në vendin tonë çmimet e naftës kanë shënuar rënie në nivelin e para pesë vjetëve, raporton Arbresh.info.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani pohon se ky sektor po shkon drejt normalizimit dhe se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para pesë vjetësh, që i bie se çmimi ka shënuar rënie për 0.80 cent.
“Çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 viteve. Nga dhjetori 2020 deri me sot, nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normaliteti”, thotë Berjani për Arbresh.info.
Sipas tij, këto çmime janë të larta për standardin e qytetarëve të Kosovës, por megjithatë Kosova sipas tij, ka çmimet më të lira në regjion sa i përket derivateve.
“Çmimet e derivateve janë te larta për standardin e qytetarëve tanë po qytetarët tan janë duke u shërbyer me çmime më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore ajo e ka dizelin më të ulët se ne për 0.10 cent arsye se akcizën e ka më të ultë për 0.20 cent”, shprehet Berjani.
Ai thotë se çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve në vendin tonë do të ishte që dizeli të jetë 1. €uro deri në 1.15 cent, po ashtu edhe benzina.
Duke e marrë parasysh që edhe çmimet e produkteve të tjera patën një ngritje të dukshme, Berjani thotë se tani është koha që edhe marketet t’i ulin çmimet.
“Tani edhe maketet duhet t’i ulin çmimet”, dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit të jetë më e lirë”, shprehet ai.
Çmimi aktual i derivateve në Kosovë është 1.23 dizeli dhe 1.31 benzina.
Ndryshe nga dizeli, çmimi i benzinës në Maqedoninë Veriore është më i lartë se në Kosovë, në Shqipëri dizeli kushton vetëm 1.59 cent litri, kurse benzina 1.60. Edhe në Serbi çmimet e derivateve janë pothuajse të njëjta, dizeli atje kushton 1.57 euro litra, kurse benzina 1.59. euro, ndërsa në Mal të Zi çmimi i dizelit është vetëm 1.41 euro litra, kurse benzina 1.58 euro për litër.
Në Bosnjë e Hercegovinë çmimi i derivateve të naftës është njësoj si për dizelin, ashtu edhe për benzinën, 1.27 euro litri. Në vendet më të zhvilluara siç në Ballkan, siç janë: Sllovenia dhe Kroacia çmimet janë pothuajse të njëjta.
Diezeli në shtetin slloven është 1.56 euro litri, në atë kroat 1.57, kurse benzina te kroatët është një cent më lirë se tek sllovenët, 1.58 .Kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas çmimi i lartë i këtyre derivateve nuk u pa i arsyeshëm nga qytetarët.
Për të parandaluar rritjen e vazhdueshme të çmimit të këtyre derivateve, Qeveria e Kosovës, më 22 qershor 2022 pati miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme. /Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...