Opinionisti, Ridvan Berisha, ka reaguar pas vendimit të qeverisë që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.
“Vendim politikisht i mençur i Qeverisë, shtyerja e vendimit për reciprocitetin me Serbinë. S’pati nevojë për shou e spektakël, sinqerisht po ndjej keqardhje për Policinë tonë! Zajednica nuk kalon-Kosova Republikë”, ka shkruar Berisha, në Facebook.
Qeveria e Republikës së Kosovës dënoi ashpër bllokimin e rrugëve, të dielën, në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje.
“Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e së dielës të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë./arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...