Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në fjalimin e tij para protestueseve kundër vizitës së presidetin serb, Aleksander Vuçiq dhe nismës Ballkani i Hapur, ka thënë se vizita e Vuçiq si udhëheqës i kësaj iniciative nuk është e mirëseardhur.
“Vuçiq ka ardhur sot këtu si udhëheqës i “Open Balkan”, por nuk do të jetë kurrë i mirëpritur në këtë cilësi këtu. Ne jemi kundër këtij projekti sepse bie ndesh me projektin tonë kombëtar. Ky projekt rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën”, ka thënë Berisha.
Berisha ka thënë se pas Vuçiqit qëndron Rusia.
Ai ka thënë se “Ballkani i Hapur” do të hidhet poshtë me të gjitha marrëveshjet sapo PD të vije në pushtet.
Berisha ka përmendur edhe qasjen e Serbisë ndaj Kosovës dhe faktin se ky shtet po mohon masakrat që ka bërë siç është ajo e Reçakut./arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...