Në kuadër të fushatës për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit NISMA për Kosovën, ka vazhduar turnin e saj në takimet me qytetarët e Prizrenit, ku marrë përkrahjen e tyre për vizionin socialdemokrat të NISMA-s.
Zafir Berisha në profilin tij në facebook ka shkruar se nëse marrim parasysh hendekun e thellë të mosbarazisë sociale në Kosovë, atëherë me të drejtë zotohemi se vetëm orientimi socialdemokrat i NISMA-s ofron alternativë konkrete për qytetarin.
Postimi i tij i plotë në facebook:
NISMA vazhdon takimet me qytetarët e Prizrenit!
Kryetari i NISMA për Kosoven Fatmir Limaj dhe kandidatet për deputet, Zafir Berisha, Albulena Balaj-Halimaj dhe Manuela Koni, u takuan me qytetaret e lagjes 11. Marsi dhe 2. Korriku me çrast e shpalosen projektin e NISMA-s për zgjedhjet e 11. Qershorit.
Kryetari LIMAJ ftoj të pranishmit, qytetaret e Prizrenit dhe të Kosoves, që të bashkohen projektit te NISMA–s, në mënyrë që të fuqizohen objektivat programore dhe socialdemokrate të NISMA për Kosoven.
Kandidati për deputet Zafir Berisha tha se vizioni socialdemokrat i NISMA për Kosoven, është projekti më i qëlluar për këto zgjedhje, sepse nëse marrim parasysh hendekun e thellë të mosbarazisë sociale në Kosovë, atëherë me të drejtë zotohemi se vetëm orientimi socialdemokrat i NISMA-s ofron alternativë konkrete për qytetarin. Prandaj duke mbështetur NISMA-n dhe kandidatet e saj për deputet, ju i keni dhënë mundësinë një qeverie ndryshe pas 11. Qershorit.
Zyra për informim,
NISMA-DEGA Prizren
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...