Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur rreth çështjes së ndryshimit të kufijve. Thotë se Enver Hoxha, është ai i cili ka kryer tradhtinë më të madhe ndaj Kosovës.
Sipas tij, Hoxha, e dorëzoi në dorë të serbëve dhe Titos Kosovën. Ai tha se Hoxha pranoi kushtet e Titos, i cili që në fillim kishte qëllime ogurzeza për trevat shqiptare.
“Tropoja është Malësi e Gjakovës, është pjesë e këputur nga trungu i saj Kosovë, kështu që interesi im për Kosovën është më i natyrshmi i të gjithë interesave të tjerë. Sot që diskutohen kufijtë e Kosovës e para gjë që më vjen në mend…më vijnë faqet më të zeza të historisë tonë kombëtare që i kemi shkruar vet ne shqiptarët, se ne jemi shumë të aftë, të gatshëm për të etiketuar, demoralizuar, fajësuar të tjerët… Jo se s’ kanë faje, kanë faje të rënda dhe krime të shëmtuara ndaj nesh, por ne i kemi bërë vetes atë që s’na kanë bërë të tjerët. Unë do të ndalem vetëm në këto, po them 70 vitet e fundit, s’po shkoj më parë. Pushtimi i Kosovës nga Serbia nga ushtritë e Titos u realizua kryekëput me mbështetjen e fuqishme të vëllezërve tradhtar shqiptar…”, tha Berisha në një intervistë për televizionin Dukagjini.
“Po flas Enver Hoxhën sepse Tito arriti të themelojë në Tiranë repartin e tij të Partisë Komuniste Jugosllave. Arriti të krijojë, siç thotë vetë Titoja… shih nuk kam më dëshirë të merrem me histori por të injorosh historinë, historia të ndëshkon. Pra, Tito krijoi repartin, krijoi dhe Lëvizjen Clirimtare të Shqiptarëve me qëllimin më kryesor për të shtypur Lëvizjen Nacionaliste të Shiptarëve dhe për ti sjellë brigadat shqiptare, siç i solli, ne Kosovë gjoja për çlirimin por në të vërtetë si prarojë e armatës e divizioneve dhe brigadave serbo- malazeze për pushtimin e saj. Gjaku i shqiptarëve të Kosovës është gjaku që u derdh për shkak se brigadat shqiptare, me urdhër të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, që ishte i pranishëm, bënë gjithçka ndaj atyre që i pritën si vëllezër dhe ata u thoshin vëllezër keni serbët,. Ata kërkonin bashkim me Shqipërinë këta predikonin bashkim- vëllazërim me Serbinë dhe faktikisht morën pjesë në çdo masakër që u krye përfshi Masakrën e Tivarit në gjithë trajektoren nga Kukësi gjersa u kalua Buna’, shtoi ish-presidenti shqiptar.
A ka përgjegjësi Enver Hoxha?
“Direkte! Direkte pa ansnjë diskutim ka dokumente por nuk po hyjmë sonte në histori. Akti i dytë ne na ka ndjek. Akti i dytë i tradhtisë madhore kombëtare ishte vota e deputetëve të Kosovës në vitet 80 një kohë kur rinia e Kosovës mbushi rrugët, sheshet e Prishtinës u përgjak”, tha ai.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...