Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë intervistës së dhënë në RTV Dukagjini, ka folur rreth deklarimeve se gjatë qeverisjes së tij në Shqipëri, ka dhënë urdhër për arrestimin e Adem Jasharit.
Berisha ka thënë se Adem Jashari, asnjëherë nuk është arrestuar në Shqipëri, por pranon se ai dhe shumë të tjerë janë marrur në pyetje nga Policia shqiptare.
“Absolutisht jo kurrë, kurrë ndonjëherë. Është ë tëra trillim i atyre që janë arrestuar për motive të tjera”, ka thënë Berisha.
Ai ka folur edhe për tashmë presidentin Hashim Thaçi, duke mos e mohuar në mënyrë të drejtpërdrejt që Thaçi ka qenë i arrestuar në Shqipëri.
“Nuk kam parasysh këtë. Shiko, për një gjë të siguroj, asnjë shqiptar i Kosovës në këtë vend nuk është arrestuar dhe nuk mund të arrestohet për veprimtari të UCK, për veprimtari clirimtare të Kosovës, kjo kurrën e kurrës. Për të tjera, nqs ti shkon në diskotekë ta zëmë, nuk është rasti por po e maar si shembull, dhe bënë grushta e tjera tjera, aty rendi është rend, por për veprimtari politike asnjë kurrë”, ka thënë Berisha.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...