Gazetari Ridvan Berisha ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.
Berisha përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se nga behanet e shumta e inferioriteti i pajustifikueshëm edhe për gjërat më të imta qeverisëse, u bë modë tash që secila qeveri, institucion publik e komuna, të kërkojnë ndihmën e Ambasadës Britanike, shkruan arbresh.info
Tutje Berisha tha se do të duhej vet ta bënim punën, ta depolitizojmë mjedisin institucional, të reflektojmë atdhedashuri e dedikm për forcimin e shtetit.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
MODELI i MENDESISE SE FLAMURIT TE BARDHE!
Te ‘zene rob’ nga behanet e shumta e inferioriteti i pajustifikueshem edhe per gjerat me te imta qeverisese, u be mode tash qe secila qeveri, institucion publik e komuna, te kerkojne ndihmen e Ambasades Britanike, shtetit me mik padyshim te Republikes tone kur behet fjale per perzgjedhjen dhe rekrutimin e stafit ne pozita udheheqese. I lodhem edhe miqte tane me kete mendesi te flamurit te bardhe!
Do te duhej vet ta benim punen, ta depolitizojme mjedisin institucional, te reflektojme atdhedashuri e dedikm per forcimin e shtetit, ku profesionistet me integritet te sprovuar ( qofshin me libreza partiake sepse kjo nuk eshte krim ne demokraci) te kene hapesiren e tyre per veprim, ne arsim, shendetesi, drejtesi, etj, etj! /arbresh.info/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit