Google ADS

Berisha: Shqiptarët në Mal të Zi duhet ta votojnë patjetër Millo Gjukanoviqin

23:58 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Në Mal të Zi nesër mbahen zgjedhjet presidenciale, ku në garë marrin pjesë shtatë kandidatë.

Në sondazhet e bëra më parë, del se mbështetjen më të madhe e gëzon ish kryeministri dhe ish-presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq, i cili ka një mbështetje edhe nga qytetarët shqiptarë.

Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, që njihen për divergjenca të shumta, këtë herë kanë rënë dakord që vota e tyre të shkojë për Milo Gjukanoviqin në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Ndërkaq, Ali Berisha – zëvendësministër i Shëndetësisë nga radhët e AAK-së, u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve në Mal të Zi që të votojnë Milo Gjukanoviçin për President.

“Pjesëmarrja e nesërme e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote në Mal të Zi dhe rreshtimi i tyre me votë në krah të thirrjeve të partive shqiptare për kandidaturën e z. Milo Gjukanoviq, është tejet e rëndësishme për integrimet euroatlantike të rajonit tonë, shuarjen e tendencave për dominim rus në Mal të Zi dhe politikat e shëndosha ndër-fqinjësore”, ka thënë Berisha.

Berisha ka theksuar gjithashtu rëndësinë që ka fitorja e Milo Gjukanoviqit për Kosovën, duke përmendur kështu përmirësimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Mbi të gjitha, një rreshtim i tillë është i rëndësishëm mbi garancat për përmirësimin e gabimeve në vijën kufitare”, tha Berisha./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme