Google ADS

Berisha-Shala: Debati i sotëm u shndërru në arenë gladiatorësh

16:58 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e PDK-së, Sala Berisha Shala ka thënë se konsideron se debati i sotëm është koti sepse është jashtë aktuales të vazhdohet më një debat të lënë në gjysmë më herët ku vet opozita ka kërkuar ta ndërprej.

“Secili që jemi këtu i kemi bukur shumë votues të cilët me padurim presin funksionalizimin e punës në Kuvend. Qytetarët e Kosovës kanë prit që fillimi i punës së Kuvendit të jetë ndryshe nga ajo që u pa sot. Këtu ka deputet me integritet që do ti thërrasin mendjes e arsyes që të fillojnë punën sa më parë”, ka thënë ajo.

Sipas saj qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një lëvizje të lirë dhe të gjitha këto punë mund të bëhen nëse janë së bashku pozitë e opozitë.

“Ky debat u shndërru në arenë gladiatorësh dhe unë shpresoj që të jetë i fundit në këtë legjislaturë”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme