“Në Koshare kanë thënë se janë vetëm 108 ushtarë serbë të vrarë, por më pas të tjerët kanë thënë se janë edhe 256 të tjerë. Kanë thënë se janë bartur me kamionë edhe 1200 tjerë. Ku janë ata të tjerët”, ka thënë Berisha.
Ushtaraku i njohur kosovar, Hisen Berisha i cili ishte njëri nga drejtuesit e Betejës së Koshares, ka folur për të gjeturat e emisionit “Udhëve” për fshehjen e krimeve serbe në Kosovë nga strukturat shtetërore serbe.
Ai ka thënë se nëse merremi me aspektin teknik të këtij fenomeni, ka të bëjë me cenimin e sigurisë së Kosovës në vazhdimësi.
Berisha ka kritikuar institucionet e sigurisë në vendin tonë, duke thënë se nuk është arritur ngritja e tyre sipas standardeve më të larta.
Sipas tij, mekanizmat përgjegjës për t’i identifikuar krimet serbe dhe fshehjen e tyre, kanë dështuar, pasi nuk kanë personel të kualifikuar dhe situata po na del jashtë kontrollit.
“Këto elemente të krimeve serbe është dashur t’i trajtoj Tribunali I Hagës për ish Jugosllavisë. Atje janë trajtuar individët e jo shteti serbe, sepse ka qenë shteti serb që ka vepruar, e jo individët. Elementet e Sheshelit dhe Arkanit kanë ardhur tek unë në vijë të frontit. Atje ka komanduar një gjeneral i ushtrisë së rregullt serbe që pas vetës u ka pasur edhe 20 gjeneralë tjerë”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se veprimet e ish shefit të Shtabit të ushtrisë serbe, Nebojsha Pavkoviq nuk janë individuale. “Nuk e ka bërë ai (Pavkoviq) personalisht fshehjen, por e ka bërë shteti serb”.
Duke folur për Betejën e Koshares, Hisen Berisha ka thënë se fshehjet që Serbia i ka bërë ka të bëjë edhe me numrin e ushtarëve dhe paramilitarëve serbë të vrarë atje.
“Në Koshare kanë thënë se janë vetëm 108 ushtarë serbë të vrarë, por më pas të tjerët kanë thënë se janë edhe 256 të tjerë. Kanë thënë se janë bartur me kamionë edhe 1200 tjerë. Ku janë ata të tjerët. Paramendoje gjykimin e Pavkoviqit dhe krahasojeni me akuzën e drejtorit politik të UÇK-së, presidentin Thaçi”, ka thënë Berisha./zyrtare/
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...