Në përvjetorin e gazetës Rilindja Demokratike ka përcjellë urimin dhe ndjesitë e tij edhe lideri i Partisë Demokratike zoti Sali Berisha:
“Sot 31 vjetori i fjales se lire!
Dalja e numerit te pare te gazetes Rilindja Demokratike
Te dashur miq, 5 janari i vitit 1991 eshte per ne shqiptaret dita e fjales se lire. Si sot 31 vjet me pare u botua numri i pare i gazetes Rilindja Demokratike, gazetes se fjales se lire dhe mendimit te lire pas pothuaj gjysem shekulli monizmi total ne diktaturen hoxhiste.
Ne dallim nga vendet e tjera ishkomuniste ne te cilat u tolerua nje lloj shtypi klandestin dhe nje forme e kufizuar e pluralizmit te mendimit, ne Shqiperine Hoxhiste e shpallur me Kushtetute se shteti i diktatures se proletariatit, fjala e lire gjer ne vitin 1990 po te dilte nga goja ndeshkohej sipas nenit famkeq 55 me shume vite burg. Kurse per nje trakt te shtypur autori denohej dekada burg, e madje dhe pushkatim!
Ne Shqiperi pa mohuar nje ndikim skajor te glaznostit te Gorbaçovit, pluralizmi i vertet mendimit dhe pluralizmi politik linden si binjake te levizjes studentore, revolucionit demokratik te dhjetorit 1990. Keshtu fill pas themelimit te PD Komisioni i saj Nismetar ne njeren nga mbledhjet me te para te tij ne nje vendim historik vendosi botimin e gazetes Rilindja Demokratike si gazete e fjale se lire, organ i partise demokratike si dhe miratoi bordin drejtues te perbere nga gazetare, publiciste, shkrimtare, intelektuale te shquar.
Krahas tyre nje grup studentesh aktiv ne levizjen e dhjetorit do nisnin punen ne ekipin e gazetes,si dhe intelektuale te shquar te fushave te ndryshme te Tiranes do ishin bashkepuntor te saj.
Rilindja Demokratike lindi me nje mision te madh:
-si ze i te vertetes ne mbreterine e mashtrimit,
-si rreze drite ne hapsiren e erresires gjysem shekullore
-si zedhenese e fjales se lire, anticensures por edhe e revolucionit demokratik antikomunist te viteve 1990
-si zedhenese e interesit dhe ceshtjes kombetare gjer atehere te tradhetuar
-si themeluese e shtypit te lire, mesonjtore e tij.
Numrin e saj te pare e pritem si ne ekstaz, ne nje nate te bardhe, pothuaj si nje mesazh gjysem hyjnor.
Ky numer hapej me titujt kushtuar fjales se ilre, interesit kombetar si ylli polar i partise demokratike, tregut te lire dhe kronikat e levizijes studentore te atyre diteve qe ndane epokat si dhe veprimtarite ne Tirane dhe rrethe te Partise Demokratike.
Fryma e hapur, guximi i ekipit te saj, permbajtja, vertetesia, civiliteti i shkrimeve dhe uria gjysem shekullore e shqiptareve per fjalen e lire e bene Rilindjen Demokratike qe ne numrat e pare organ te vertetave te ndaluara, te mendimit te lire, gazeten me te fuqishme, me te lexuar ne tere historine e shtypit shqiptar.
Ne javet dhe muajt ne vazhdim Rilindja Demokratike si nje akullthyese do eksploronte dhe thyente me sukses akujt ne te gjitha labirintet e territoret e ndaluara te psikologjise te shoqerise me moniste te Europes duke çliruar mendjet e ngrira prej dekadash nga tabute qe i mbanin te pushtuara.
Gazeta qe ne numrat e pare perballoi me sukses armiqesine e eger te partise terroriste, nomenklatures dhe organit te saj Zeri i Popullit.
Duke qendruar zedhenese e revolucionit demokratik e antikomunist te viteve 90 ajo iu rezistoi gjithashtu presioneve te pamerituara partiake per te qendruar besnike e misionit te saj kryesor, zedhenese e fjales se lire, zedhenese e te vertetes.
Ajo me gjithe presionin dhe perpjekjet e muajve te fundit per ti mbyllur gojen dhe vene brave dhe asaj, vjen sot ne 31 vjetorin e saj perseri si organ i te vertetes, transparences, antimafjes qe preballet me vendosmeri dhe guxim me pushtetin me te korruptuar, me te inkriminuar ne Europe me qeverine e tij organizate e vertet kriminale.
Me kete rast le te shprehim nderimin tone me te madh, mirenjohjen time me te thelle ndaj te gjithe atyre qe themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojne dhe sot Rilindjen Demokratike si organ i te vertetave dhe vlerave te medha te fjales dhe mendimit te lire. Gezuar! sb”
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...