Raporti i Dick Marty nga i cili mori udhë hetimi ndaj ish-liderëve të UÇK-së, është cilësuar nga ish -kryeministri Sali Berisha si një akuzë e stisur, e furnizuar me material nga Beogradi.
Hetimin e Thaçit, Veselit dhe liderëve të tjerë të UÇK, Berisha e cilësoi një fermentim të Beogradit.
“Kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces, i cili në vlerësimin tim dhe bindjen më të thellë është fermentuar në Beograd”, tha Berisha.
Duke ju referuar faktit, që e njihte personalisht komisionerin, ai tha se Marty kishte qenë një serbofil i papërmbajtur.
“Unë e kam njohur senatorin Dick Marty, ishte një serbofil dhe rusofil me çizme, i papërmbajtur. Ai nuk i fshehte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-Prokurori i Beogradit se raporti i Dick Marty-t në 70 apo 80 përqind paraqet material që vetë ish-prokurori i Beogradit Vukcevic, ja kishte dërguar këtij rusofili të papërmbajtur”, u shpreh Berisha./Opinion.al
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...