Google ADS

Berisha: Rama luftë të ftohtë me Prishtinën, sulmoi si halabak liderat se nuk pranuan skemat e Beogradit

22:49 | 30 Qershor 2020
Arbresh.info

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Kosovës i bëhet dëm nëse paraqitet si vasale e Tiranës.

Ai shtoi në “Tempora” se Rama ka sulmuar liderat në Kosovë me gjuhë halabake pasi nuk pranuan skemat e Beogradit.

Berisha: Unë jam kosovar dhe nuk do të kursehesha për ta ndihmuar, por dëmi më i madh do t’i bëhet nëse Tirana do të paraqiste lidershipin e Kosovës jo përfaqësues dhe vasalë të Tiranës, që ata s’janë.

Të bashkohet në projektin e ndarjes së Kosovës dhe kufijve. Nuk ka lider në Kosovë që nuk është anetamuar me gjuhë halabaku nga Rama. Asnjë lider i Kosovës nuk ka fyer lidera të Shqipërisë. Ky i ofendoi sepse nuk pranuan skemat e Beogradit që servirte Rama.

Rama ka bërë një luftë të ftohtë me Prishtinën. Ai organizoi samitin në Tiranë me Vuçiçin dhe Zaevin, duke sulmuar Kosovën dhe kryeministrin e Kosovës, sepse nuk pranonin mini-Jugosllavinë e re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme