Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se miratimi i rezolutës për policinë do ta lehtësonte situatën për ta.
Ai ka kritikuar mungesën e Lëvizjes Vetëvendosje në seancë, që sipas tij ata mendojnë se “edhe rrejnë, edhe mashtrojnë, edhe e marrin votën apet”.
“Kjo situatë e policisë do të ishte ndreq sikur të ishin futur në Ligjin e Pagave. E përkrahim këtë rezolutë. Prej që është kjo qeveri policëve u janë ndal shtesat. E tash po mundohemi që të gjejmë forma të ndryshme që ta bëjmë policinë të jetojë me dinjitet”, tha Berisha.
Berisha ka thënë se “qeveria, aparaturën e propagandës duhet ta kthejë kah Serbia”, jo kah opozita kosovare./Arbresh.info
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...