Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha i cili foli në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie tha se Kosova nuk duhet ta pyes Serbinë për rregullimin e brendshëm të vendit.
Berisha tha se edhe NISMA është për dialog por jo siç tha, për dialog ku të paraqitet si provincë e shtetit me të cilin dialogon, shkruan arbresh.info.
“Jemi për dialog por jo me një dialog që është duke ndodhur si provincë e atij shteti. Lista Srpska vazhdon të jetë zëdhënës i Qeverisë së Vuqiqit. Kjo Listë ka bllokuar shumë ligje të Kosovës siç është ai për Liritë Fetare i cili është tërhequr nga shumë seanca e të mos flasim për bllokadën që i bëhet ligjit për FSK-në. Pse Serbinë duhet ta pyesim se si ne duhet ta rregullojmë e brendshëm në Kosovë”, tha Berisha./Arbresh.info.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...