Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka konsideruar se nuk mund të jepet një vlerësim për punën e Qeverisë meqë akoma nuk ka ndonjë raport nga ekzekutivi.
Megjithatë, ai ka thënë se prej qeverisë “Haradinaj” është pritur të bëhet më shumë. “Edhe prej kësaj Qeverie, por edhe prej të tjerave është pritur më shumë, por të them të drejtën nuk e kam përcjellë shumë angazhimin e tyre konkret”, ka theksuar ai, shkruan Zeri.info.
Kurse sa i përket liberalizimit, që Haradinaj pati premtuar ta finalizojë si proces brenda tre muajve, Berisha ka thënë se një gjë e tillë është ditur se është e pamundur të realizohet. “Sa i përket liberalizimit të vizave, me keqardhje them që s’mund të pres që dikush për tre muaj të arrijë ta bëjë liberalizimin, mendoj që nuk është shumë korrekte, pavarësisht a ka folur Ramushi a kushdo qoftë, sepse çështja e liberalizimit më po dihet që është çështje e rëndë për qytetarët”, ka shtuar ai për “Zeri.info”.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor