Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vetëm tash e ka kuptuar se marrëveshjet e nënshkruar prej kohësh duhet të zbatohen.
Kështu thotë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Hisen Berisha në një intervistë për “Arbresh.info”.
Sipas tij, është pikërisht Vetëvendosje, ajo e cila duke kundërshtuar Asociacionin sa ishte në opozitë, ka sjell një alternativë tipike “Zajednicë”.
“Ky kryeministër vetëm tani e ka kuptuar se duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara dhe vendimet që janë marrë prej kohësh, mirëpo ardhja e tij në skenën politike me idenë e ri-formatimit të dialogut dhe të marrëveshjeve. Na ka sjellë në këtë ngërç të debateve boshe dhe patriotizmit fiktiv dhe tash është në skenë tendenca se për shkak se është kaluar mbi vendimet e Gjykatën Kushtetuese. Duke i kundërshtuar ato, kemi në ardhur në një situatë ku pikërisht këta që sot janë në qeverisje e që kanë qenë kundër Asociacionit e kanë sjellë një alternativë, e cila tani është tipik “Zajednicë” bile edhe më tepër”, thotë Berisha.
Ai thotë se plani franko-gjerman dhe pranimi i tij si bazë e mirë për dialog, ka ardhur si rezultat i përjashtimit dhe refuzimit të marrëveshjeve që u arritën në Washington.
“Kjo ka sjellë në një situatë që sot të kemi një marrëveshje për energjinë për udhëzuesin, i cili është antikushtetues, e ne i patëm deklaratat e qeveritarëve se nuk po arrijnë me ndërhy ndërmjet KOSTT-it dhe Elektroseverit që mbledh taksat atje. Pra, kemi cenim të sovranitetit politik në atë vend. Edhe për lëvizjen e lirë, për targat të gjithat janë antikushtetuese. Pra, si rezultat i refuzimit të marrëveshjes së Washingtonit, shprehet Berisha.
Deputeti i PDK-së thotë se plani franco-gjerman e kthen Kosovën brenda ofertës së Milosheviqit, duke e quajtur atë plan të Vuçiqit.
“Plani franko-gjerman e kthen Kosovën brenda ofertës së Millosheviqit në atë kohë, e cila ka qenë “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”, sepse ky nuk e detyron Serbinë për njohjen e Kosovës për 10 vite rresht dhe nuk e detyron me ndryshimet kushtetuese. Këto janë rreziqet që e presin Kosovën, rreziqet që po i çon kjo Qeveri, në krye me kryenegociatorin Surroi. Pra, ky nuk është një plan franko-gjerman, por një plan Vuçiq-Veton Surroi”, pohon Berisha.
Ai thotë se me të gjitha mjetet, ky plan duhet të refuzohet dhe të kundërshtohet me të gjitha forcat.
“Nuk na falë historia që për të tretën herë të tradhtohemi dhe të tradhtojmë idealet e atyre që kanë sakrifiku dhe kanë derdhë gjak për këtë vend, ne ëndrrën për të pasë një shtet të lirë dhe të pavarur”.
Ai, akuzon ashpër partinë në pushtet, duke thënë se po e kryejnë misionin që e kanë marrë nga sponsorët e tyre që i kanë sjell në politikë.
“Këta në vazhdimësi i kanë bërë dhe po i bëjnë argat Vuciqit që të ketë një marrëveshje pa njohje. Sepse këta janë argatë të Jugosllavisë së re. Këto 6 pika që i ka sjellë kryeministri janë tendencë për të ambalazhuar mashtrimin dhe retorikën e tij mashtruese. Duhet me çdo kusht, me çdo mjet e me çdo formë, të gjithë, qytetarë, opozitë, media, shoqëri civile, t’i ndalim këta që po duan me na çu në tradhti, sepse këta janë njerëz, janë betu, janë brenda misionit të tyre, nuk mjafton të quhen vetëm tradhtarë, këta janë brenda misionit që e kanë marrë nga sponsorët e tyre që i kanë sjellë në politikë”, shprehet Berisha
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme ta pranojë Asociacionin sipas marrëveshjes së vitit 2013.
Sipas tij Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.
Po ashtu, Kurti ka kërkuar që paraprakisht të shuhen strukturat ilegale dhe se duhet të zbatohet pas njohjes reciproke.
“Asociacioni i komunave e dalë nga marrëveshja e parë e parimeve, si një mekanizëm i tillë mund të konsiderohet nga Kosova me këto kushte: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, nuk mund të jetë mono- etnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik dhe ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave. Para vendosjes së Asociacionit strukturat ilegale shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raportet me Kosovën dhe presidenti i Serbisë i heq letrat e dërguara për mospranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës./ Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Intervista e plotë:
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...