Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, me ftesë zyrtare të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq po merr pjesë në punimet e Konferencës së ministrave të mbrojtjes në kuadër të iniciativës ,,ShBA-Karta e Adriatikut (A-5) që po zhvillon punimet në qytetin e Budvës në Mal të Zi.
Në takim po marrin pjesë: Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Vendi, Laura Kuper, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, ministri i Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Marina Pendes, i Kroacisë, Damir Krstiqeviq, i Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë Millosh Bizjak si dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Zhivkoviq.
Në fjalën e hapjes kryetari i qeverisë malazeze Predrag Parkoviq ka thënë se konferenca e ministrave të mbrojtjes ,,ShBA- Karta e Adriatikut’’ për lëndë kryesore ka sigurimin e mbështetjes për vendet aspirante në procesin e anëtarësimit në NATO. Ai ritheksoj se Mali i Zi do të vazhdojë të punojë për të përmbushur objektivat e strategjik për forcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral në mes të vendeve të Evropës Juglindore.
Ndërsa, ministri Boshkoviq tha se ,,ShBA- Karta e Adriatikut’’ është një forum i rëndësishëm për promovimin e aspiratave euro-atlantike të vendeve të Evropës Juglindore, si dhe një instrument i fuqishëm për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Laura Kuper theksoi rëndësinë e rolit të Kartës në përforcimin e mirëkuptimit reciprok dhe besimit në vendet e rajonit. Ajo tha se sfidat e sigurisë nuk njohin kufij, krijojnë një nevojë për të përcaktuar burime dhe projekte të përbashkëta, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare, në këtë drejtim SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve në rajon.
Pjesëmarrësit e takimit konfirmuan vendosmërinë për të vazhduar të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, nxitjen e dialogut politik dhe zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak, me qëllim të sigurimit të qëndrueshëm të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I