Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrësi i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, ka thënë se pas Kroacisë dhe Sllovenia dhe Austria, japin garanci për lirimin me kusht të ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të arrestuar nga Gjykata e Speciale në Hagë.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, tha se tani është në dorë të lidershipit të vendit të veprojnë institucionalisht.
“Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë. Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht. Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i Hisenit:
“Veproni institucionalisht, përgjegjësinë e kemi individuale
Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë.
Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht.Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal.
Nëse i shohim në ketë kontekst lidershipin aktual drejtues, atëherë nga një qeveri ministrat e se cilës në mengjes përballen me procedurat penalizuese gjyqësore, e nga bankat e të akuzuarve shkojnë në zyret e kabineteve ministrore për të vënë rregull e ligj dhe për të zhvilluar e implementuar politika qeverisëse, kjo lë shumë pikpyetje.Kjo strukturë po tregohet e fuqishme për destabilizim e shumë e kufizuar për stabilitet. Presidenti kroat u tregua i gatshëm të bëhet garant i lirimit me kusht të të arrestuarve të UÇK në Hagë. Përfaqësuesit institucional të Kosoves, në vend të deklaratave, përmes administratorëve nëpër zyra, duhet të bëjnë kërkesën zyrtare në adresë të instancave të shteteve që ofrojnë garanci. Me këtë i vënë në veprim procedurat formale në TS për Kosoven në Hagë.
E kjo mundësi garantimi për lirim me kusht e mbrojtje në liri, nga adresat e komunikimit institucional zyrtarë që kam tanimë do të vijnë edhe nga Austria dhe sëfundmi edhe nga Sllovenia. Institicioni i Presidentes, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit duhet që të parashtrojnë kërkesen zyrtare.Kjo kërkesë, nuk do duhej të jet e karakterit selektiv, siç ka bërë kryeministri Kurti kur ofroj garancione të tilla vetëm për anëtarin e subjektit të tij politik, ngase atje po gjykohen lidershipi shtetëror dhe i UÇK-së.
Zatën mbaj mend se kur ishin në burgjet serbe z. Kurti e të tjerët, kuadro të larta të UÇK-së, të afërt më pas edhe bashkëpartiak, kërkesa e z. Thaçi e përfshiu edhe z. Kurti specifikisht. Ju veproni si institucione për ç’gjë obligoheni ligjërisht, përgjegjësinë e mbajmë individualisht secili për veprimet publike.Në mos protokolin shtetëror, kështu na obligon tradita”, ka shkruar Hiseni.
Berisha, ish-gjeneral i UÇK-së dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, dy ditë më parë ka deklaruar për një televizion vendor se Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin për mbrojtjen e tyre në liri.
”Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje”, ka deklaruar Berisha për ATV. /Telegrafi/
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin