Berisha: Përgjimet italiane arrestojnë Saimir Tahirin

15:43 | 17 Tetor 2017
arbresh.info

Pas Bashës, ka reaguar edhe ish Kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Berisha thekson se Përgjimet italiane arrestojnë Saimir Tahirin dhe se mandati ndërkombëtar i arrestit është i sigurt.

Sipas Berishës nga përgjimet e partnerëve italianë konfirmohet përfshirja e Tahirit në trafikun e drogës dhe se merrte nga Habilajt 30 mijë euro për çdo rrugë transporti droge që bëhej me skafin e tij.

Berisha i referohet edhe shkrimit të publikuar në mediat italiane, ku bëhet e ditur se nga zbardhja e përgjimeve të drogës Moisi Habilaj shprehej “30 mijë euro duhet tia dërgoj Saimirit”.

Edhe ish Kryeministri Berisha në këtë postim i referohet akuzave publike të bëra nga ish kreu i policisë kufitare të Vlorës Zagani, në adresë të ish Ministrit të Brendshëm Tahiri, për bashkëpunim me krimin e organizuar lokal që merrej me trafikun e marijuanes nga Ballkani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme